Edhe për mediat serbe, shorti përballë kombëtares tonë kuqezi dhe sigurisht edhe përplasja me Anglinë si kokë grupi, nuk është më i miri i mundshëm, me këto media që nënvizojnë faktin se rrugëtimi i skuadrës së tyre në këto eleminatore do të jetë tepër i vështirë.

Sigurisht që një grup ku ndodhen Shqipëria dhe Serbia, për kualifikueset e Botërorit 2026, merr të gjithë vëmendjen në rajonin e Ballkanit. Mediat sportive në Serbi po raportojnë dhe frika ndihet.

“Alo” dhe “Kurir” raportojnë në artikujt kryesorë se një rrugëtim i vështirë i pret. Dhe sigurisht që nënvizojnë Shqipërinë dhe Anglinë.

Grupi K përbëhet nga Shqipëria, Anglia, Andorra, Letonia dhe Serbia. Rrugëtimi fillon në mars dhe mbyllet në nëntor.

Në Botëror kualifikohet direkt vendi i parë, ndërsa i dyti shkon në fazën “play-off” për të luajtur aty mundësinë e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb