Shqipëria, Serbia Letonia dhe Andorra janë kundërshtarët e Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Trajneri i “3 luanëve”, Tomas Tuchel i ka dërguar një mesazh tifozëve, me anë të një video.
“Përshëndetje të gjithë tifozët anglezë, sot ishte një ditë emocionuese. E dimë grupin tonë, katër kundërshtarë të fortë si Serbia, Shqipëria, Letonia që është një sfidë e re për ne, dhe Andorra.
Mezi pres të filloj në janar dhe mezi pres t’ju shikoj në mars ku do të luajmë ndeshjet e para. Të vazhdojmë bashkë. Përshëndetje më të mira nga Zyrih, shihemi së shpejti”, shprehet Tuchel.
(J.S/BalkanWeb)