Shqipëria synon kualifikimin në Kupën e Botës, por për të arritur këtë qëllim, ka përpara një rrugë mjaft të vështirë. Kuqezinjtë, kanë në grup kombëtare si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
I mirënjohuri Shpëtim Duro, i ftuar në Sport News në News 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën tha se pavarësisht nivelit të vështirësisë, kemi mundësitë tona.
Duro, filluan menjëherë ngacmimet, edhe nga lojtarët, “a jemi live” shkruan Uzuni, mund të ndikojë e kaluara në këtë takimi, në letër ne finalen e kemi me Serbinë
Dihet që në ditën e sotme e deri kur të luajmë, do ketë gjëra të tilla. Unë jam i bindur se masat organizative do jenë super të rrepta. Besoj se nuk do ketë situata të tillë. Ne duhet ta shikojmë në aspektin sportiv, ne nuk jemi si para 10 vitesh. Tani jemi një ekip që kemi hyrë dy herë në Europian. Është rritur personaliteti i skuadrës. Ndaj Anglisë, e vështirë, por jo e pamundur. Ndaj Serbisë të luajmë gurët, në aspektin sportiv.
Duro, ishte e pashmangshme që të zgjateshim pak më shumë te Serbia, por goglat na rezervuan Anglinë, Letoninë dhe Andorran, në kompleks si të duket si grup?
Nuk diskutojmë Letoninë dhe Andorrën. Serbia dihet për nivelin e futbollistëve që ka. Ka një që pamë në Europian, Serbia ka lojtar cilësorë, por nuk funksionon si grup. Shpresoj që të jemi të kompletuar. Pres Brojën që ka patur probleme dëmtimesh, të gjejmë edhe 2-3 elementë cilësor që të përballemi me dinjitet.
Grup i fortë u shpreh Sylvinho profesor, por beson te kualifikimi, po ju besoni? A mund të kualifikohemi nga ky grup?
Nuk ka njeri që thotë që nuk është e vështirë. Kemi Anglinë që ka brez fantastik, kemi Serbinë me kualitete. Fituam me Portugalinë, siç tha Loriku, futbolli ka surpriza. Edhe rivalët bëjnë llogaritë e tyre, ashtu sikurse ne do bëjmë vlerësimin përkatës për Letoninë dhe Andorrën.
Duro, do e ndryshojë grupin me Kosovën? Si të duket, sa shanse mund të kenë, apo sërish presim ndonjë dhuratë nga Xhaka?
100 përqind. Kosova ka short të favorshëm. Dhurata nuk ka në futboll. Shikoni, Shqipëria ka Anglinë nga vazo e parë dhe Kosova ka Zvicrën.
(J.S/BalkanWeb)