Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, në të cilën shfaqet një grua teksa merr ndihma nga grup fëmijësh, ka ngjallur një debat të madh në rrjetet sociale. Fillimisht shumë ndjekës ngritën pikëpyetjen nëse gruaja që shfaqej në video ishte këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku që merr ndihmë për të pastrehët apo.

Video ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa gruaja identifikohet si ‘Simaku Nolfe’, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë. Shumë përdorues të rrjeteve sociale pohuan se gruaja ishte vetë këngëtarja legjendare, edhe pse ajo ka qëndruar larg syrit të publikut prej dekadash.

  • foto galeri
  • foto galeri

Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit. Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.

Të gjithë donin të dinin të vërtetën e videos, e cila nuk dihet se kur është realizuar nga emisioni amerikan.

Disa familjarë të saj deklaruan se gruaja që shfaqet në pamje është Parashqevi Simaku. Prej disa orësh këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare është personi më i komentuar. Mediat dhe rrjetet sociale po zien, ndërsa nuk mungojnë thirrjet dhe gatishmëritë për të ndihmuar këngëtaren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb