Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 17:30 në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin -Kavajë është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull.

Sipas burimeve zyrtare kufoma u gjet në kanalin vaditës në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit. Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit  të Peqinit.

Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim  Dallupi ,25 vjeç nga Peqini. Ai rezultonte i humbur prej 10 ditësh .25 vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Peqin/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Cengelaj, në kanalin vaditës, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur në ujë, shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Peqin.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin kishin kallëzuar familjarët se ishte larguar nga banesa më datë 07.12.2024.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: