Në podcastin ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar Carl Roberts, një britanik që ka ardhur në Shqipëri fillimisht si menaxher i projektit të gazjesllësit TAP dhe pasi ka mbaruar punën si menaxher nuk është shkëputur nga Shqipëria, pasi ka rënë në dashuri me Shqipërinë.
Ai ka rrëfyer se për herë të parë ka dëgjuar për Shqipërinë në shkollë dhe ajo që i ka bërë përshtypje ishte një hartë e Europës, e mbushur me ngjyra të ndryshme, por Shqipëria ishte me të zezë. “Unë pyeta pse? Dhe më thanë se ishte një vend i mbyllur”, rrëfeu britaniku në podcastin e Kryeministrit Edi Rama.
Po cili ishte perceptimi i tij për Shqipërinë? Roberts thotë se e tërheq historia, ka punuar në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe për shkak të lidhjeve historike mes Shqipërisë dhe Rusisë prisja të shihja një ndikim rus në Shqipëri.
“Në fakt pashë që këtu kishte një ndikim nga të gjitha llojet, kryesisht italian”, shprehet Roberts.
Ai thekson se i pëlqen Shqipëria dhe këtu ndjehet entuziast dhe se i pëlqejnë vendet si Shqipëria. “Pashë që ishte një vend në zhvillim, me shumë aktivitet, më shumë se sa e prisja”, shprehet ai, duke sqrauar se ka ardhur në 2015-ën.
(BalkanWeb)