Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjurmët”, ndërsa arrestoi 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.
Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:
•Sh. H., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;
•R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.