Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut, u shfaq optimist para ndeshjes me Bylisin.
“Jemi munduar që ta përgatisim ndeshjen, jemi munduar të shpjegojmë dhe të kuptojmë përgjegjësinë e kësaj ndeshje dhe mendoj që skuadra deri diku ka reaguar të paktën deri në fazën stërvitore.
Sigurisht që ndeshja është shfaqje tjetër, ka tjetër përgatitje, por që po mundohemi të kuptojmë se këto dy ndeshjet e fundit janë ndeshje me shumë përgjegjësi për ne, jo për të ngarkuar psikologjikisht skuadrën, por për të kuptuar përgjegjësinë që ka skuadra për të kaluar këtë ngërç psikologjik që ka”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)