Bayern Munchen është befasuar në javë ne 14-të të Bundesligës, teksa pësoi disfatë 2-1 ndaj Mainz në “Mewa Arena”. Vendimtar në këtë takim për vendasit ishte mesfushori nga Koreja e Jugut, Jae-Sung Lee.
Dopieta e Lee i dhuroi 3 pikë Mainz, rezultat ky që e renditet në vendin e gjashtë, ndërsa bavarezët vazhdojnë të ruajnë kryesimin. Goli i Sane në fund, shërbeu vetëm për statistikë, pasi ekipi i Kompany doli pa pikë nga ky takim.
Leverkusen i vendit të dytë bën detyrën ndaj Augsburg, duke fituar 0-2. Terrier realizoi në minutën e 14-të, ndërsa Wirtz dyfishoi shifrat për kampionët e Gjermanisë, në minutën e 40-të. Në ndeshjet e tjera, B. Monchengladbach triumfoi pastër 4-1 ndaj Kiel.
(J.S/BalkanWeb)