Tirana do ketë një tjetër stadium të madh, që do të shndërrohet në një tjetër destinacion për qytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës për buxhetin 2025 në shkollën “Sami Frashëri”, deklaroi se e njëjta gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” do të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ai u shpreh se një investim i tillë i jep mundësi zonës të kthehet në një pol ekonomik dhe si shembull mori edhe investimin te Parku Olimpik.

“Duam të bëjmë të njëjtën gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”, që t’i japim Njësisë 5 një super mundësi për zhvillim, për ta kthyer në një pol ekonomik. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Një nga vendimet që morëm është që të bëjmë një histori suksesi si te Parku Olimpik dhe duam që këtë vit ta shfrytëzojmë maksimalisht për të bërë projektin dhe për të filluar ndërtimin aty. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe te kompleksi ‘Dajti’, me një super investim me fushën e futbollit, por edhe pjesa tjetër multisportive, multidisiplinore, të ketë gjtihashtu një investim nga Bashkia e Tiranës. Sporti, që na dha kaq shumë histori suksesi dhe krenarie këtë vit, të vazhdojë të jetë një prioritet për ne”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb