Gola, ritëm, emocione, por në fund nuk pati fitues. Vallecano merr një pikë ndaj Real Madrid në shtëpi, në një sfidë të mbyllur 3-3. Lopez dhe Mumim shokuan Los Blancos, por kampionët e Europës gjetën forcat dhe përmbysen sfidën, me Valverde, Bellingham dhe Rodrygo, që ndezën festën mike.
Rayo siguroi barazimin me golin e Palazon. Për Vallecanon, u aktivizua edhe Ivan Balliu, për disa minuta. Real Madrid është në vendin e dytë, me 37 pikë, një më pak se Barcelona kryesuese.