Kreu i Hezbollahut Naim Qassem ka njoftuar se grupi i armatosur libanez ka humbur rrugën e furnizimit përmes Sirisë, në fjalët e tij të para pas përmbysjes të presidentit sirian Bashar Al Assad, gati një javë më parë.
Nën Assadin, Hezbollahu, mbështetur nga Irani, përdori Sirinë për të siguruar armë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Irani, përmes Irakut e Sirisë në Liban. Por më datë 6 dhjetor, luftëtarët kundër Assad e bllokuan këtë rrugë dhe dy ditë më vonë rebelët morën Damaskun.
“Hezbollahu ka humbur rrugën e furnizimit ushtarak përmes Sirisë në këtë fazë”, tha Qassem në një deklaratë. Ai nuk e përmendi Assadin. Ai shtoi se një regjim i ri mund të vijë në pushtet dhe se Hezbollahu mund të kërkojë mënyra të tjera.
Hezbollahu ka ndërhyrë në Siri në vitin 2013 për të ndihmuar Assadin, që të luftonte rebelët, të cilët kërkonin ta rrëzonin./Reuters/