Juventus zhgënjen sërish në kampionat. Megjithëse “Zonja e Vjetër” triumfoi në mesjavë ndaj Cityt në Champions, në kampionatin italian bardhezinjtë gabojnë sërish, kësaj radhe madje ndaj vendit të fundit në renditje Venezias. Sfida nisi mirë për të besuarit e Thiago Mottës të cilët realizun golin e avantazhit me mbrojtësin Gatti. Dyfishimi erdhi me fillimin e pjesës së dytë, por VAR anuloi gjithçka, pasi turku Yldiz preku topin me dorë pas goditjes me kokë.
Nga ky moment Venezia fiton vetëbesim dhe përmbys bardhezinjtë, falë dy golave me kokë të Ellerton dhe Idzes. Juventus shmang humbjen e parë të sezonit vetëm me një penallti të shndërruar në gol nga sulmuesi serb Vlahoviç në sekondat e fundit të sfidës. Serbi ishte protagonist pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, duke reaguar ashpër ndaj tifozerisë juventine që vërshëlleu lojtarët pas këtij barazimi zhgënjyes, i cili është i 4 radhazi duke e lënë Juven shumë prapa ekipeve kryesuese.