Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja po merr gradualisht formën e tij të mirë fizike.

Trajneri i Evertonit i ka besuar disa minuta në disa ndeshje në Premier Ligë.

Pas barazimit me Arsenalin mbrëmë në “Emirates”, në fund të sfidës futbollistët e Evertonit iu kanë dhuruar fanella tifozëve të tyre në tribuna.

Në videon e publikuar nga vetë klubi në faqen zyrtare, shikohet se si Broja ja jep një tifozi të vogël fanellën e tij me numër 22. Ndërsa një tjetër valëvit flamurin shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Everton (@everton)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb