Policia e Tiranës lajmëron se në orët e fundit ka arrestuar 8 persona, pasi dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Disa prej tyre janë ndaluar për dhunë në familje, një malazez u arrestua pasi u kap me armë të ftohta, një shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua, pasi dyshohet se shkaktoi aksident në autostradën Tiranë-Elbasan.
“Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata;
– G. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Podgoricë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy mjete prerëse dhe një përforcues grushti.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. S., 57 vjeç, dhe S. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;
– P. N., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Don Bosko, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara;
– P. A., 62 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin (kamion) në autostradën Tiranë – Elbasan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj., 38 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. Gj., dhe dy pasagjerët në mjet me të, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për shtetasit K. M., 38 vjeç, K. K., 29 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth mëngjesit, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit D. H., dhe A. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.