Frikë ka mbizotëruar mbrëmjen e djeshme në një park të njohur argëtimi në Athinë, kur fëmijët kanë mbetur të bllokuar për 15 minuta në një lojë në një lartësi të madhe.

Vizitorët e parkut në Athinë u ankuan se për shkak të dëmtimit, lodra ishte ngecur në ajër për 15 deri në 20 minuta , si pasojë e së cilës fëmijët u bllokuan në një lartësi të madhe.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, një përdorues dëgjohet duke thënë se nuk kishte furnizim nga një gjenerator dhe se fëmijët kishin ngecur në ajër.

Pas disa minutave frikë dhe ankth, fëmijët janë zbritur shëndoshë e mirë. Kjo lojë e veçantë është një nga më të lartat që ka parku argëtues i Athinës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: