Bayern u mund 2-1 nga Mainz, në ndeshjen e kampionatit.  Mesfushori i bavarezëve, Joshua Kimmich tha pas ndeshjes se, skuadra nuk krijoi raste të mjaftueshme për të dalë me pikë nga ky takim.

“Mainz kishte një cilësi të mirë loje. Ata luajtën shumë topa vendimtarë dhe e bënë ndeshjen shumë fizike. Përpiqeshin të luanin në gjysmën tonë të fushës.

“Në pjesën e parë nuk arritëm të qetësojmë lojën, të largojmë emocionet dhe të marrim kontrollin e ndeshjes. Ata ishin gjithashtu shumë efikas dhe u nxitën nga mbështetja e tifozëve.

“Mainz bëri mirë, por ne nuk mundëm të krijonim raste të mjaftueshme. Është jetike që të qëndrojmë së bashku dhe të vazhdojmë të punojmë shumë në një kohë si kjo.

“Do të jetë e rëndësishme të fitojmë ndeshjen tonë të fundit. Çdo lojtar duhet të sigurohet që ne të arrijmë të premten në nivelin tonë më të lartë. Leipzig duhet të ketë përballë Bayern-in më të mirë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb