Nedim Bajrami është njeriu i momentit te Rangers. Mesfushori kuqezi ia doli që të shënojë gol në finalen e Kupës së Skocisë, në ndeshjen ndaj Celtic, që mbahet në Hampden Park (Glasgow).

Pas një topi të pritur nga portieri Kasper Schmeichel, Bajrami tregohet i vëmendshëm dhe me një goditje tokazi, dërgon topin në rrjetë.

Festa e tij e zakonshme, 25-vjeçari bëri edhe shqiponjën. Lojtari i Kombëtares po luan sezonin e tij të parë me Rangers, teksa më herët është aktivizuar te Empoli dhe Sassuolo.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb