Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje fotoalbumin e javës, me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore në vend.
Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale foto ku ishte i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtarit dhe politikanit të madh shqiptar, që siç u shpreh Rama, e ktheu patriotizmin nga një ndjenjë atdhetarie në një mision për vetëdijen institucionale të shqiptarëve të shekullit të ri.
Rama po ashtu ndau foto edhe nga Konferenca ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ku Shqipëria mikpriti rajonin për të diskutuar revolucionin digjital si fuqi e re e mirëqeverisje.
Një tjetër moment i rëndësishëm gjatë aktiviteteve të javës ishte edhe takimi i nivelit të lartë ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsioni.