Mes legjendave që shkruan historinë, “San Siro” ishte përgatitur për një natë të madhe, për të festuar 125 vjetorin e themelimit të klubit, por Genoa i prishi çdo skenarë duke ndalur “djajtë”. Fonseca veproi me dorë të hekur, me bekimin e shoqërisë, ndëshkoi Theo Hernandez dhe Calabria-n duke i salduar në stol.

Për 90 minuta, ndeshja u zhvillua me një sens, me Milan që provoi në çdo formë për të zhbllokuar takimin, por “muri” i Genoa-s rezistoi deri në fund. Ishin dhe të pafat si në rastin e Moratta-s në minutën e 79-të, ku goditja e tij u përplas në traversë. Në fund nuk kishte festë, por zhgënjim për këtë barazim pa gola, një “X” që largon gjithnjë e më shumë Milan nga gara për titull, por tashmë edhe zona Champions është në rrezik të fortë.

Ndryshe nga sfida kundër Zvezda-s, Fonseca këtë herë u shfaqur i qetë duke mos e bërë dramë barazimi kundër Genoa-s: “Jam i zhgënjyer për rezultatin, ashtu si edhe tifozët, por jam i kënaqur me sjelljen e lojtarëve, me shpirtin e shfaqur. Lojtarët bënë gjithçka për të fituar, na mungoi vetëm goli”, u shpreh Fonseca.

Baresi
Baresi

125 vjetori i themelimit të klubit u shoqërua me protesta nga ana e tifozëve ultras. Fillimisht, gjatë kohës kur në fushë zbritën ikonat klubit, Baresi, Marco van Basten e Filippo Inzaghi, tifozët shfaqën një banderolë:

“Nderojmë kampionë tanë, simbole të një Milani që nuk ekziston më”. Gjatë ceremonisë u vërshëllye disa herë Ibrahimovic dhe Furlani. Protestat vijuan edhe gjatë dhe pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: