Jamie Foxx falënderoi fansat për interesimin pas një sulmi në ditëlindjen e tij të 57-të. Aktori pati nevojë për qepje, pasi dikush hodhi një gotë që e goditi ndërsa ai ishte në një restorant në Los Angeles.
Foxx dukej në humor të mirë vetëm disa ditë pas incidentit që ndodhi teksa po festonte në Mr. Chow. Duket se gota i drejtohej aktorit të humorit. Dëshmitarët okularë përshkruan se si klientët u treguan të pasjellshëm me aktorin, i cili kërkoi të lihej i qetë sepse ishte me familjen e tij.
Policia është thirrur në vendngjarje dhe ka marrë përsipër çështjen.
Sido që të jetë, duket sikur aktori fitues i çmimit Oscar ka mundur ta lërë pas krahëve incidentin e 13 dhjetorit, siç la të kuptohet me një postim të fundit.
“Djalli është i zënë, por unë jam shumë i bekuar për të qenë i stresuar”, shkroi Foxx përmes Instagram Stories. “Djalli është një gënjeshtër. Nuk mund të fitojë këtu. Faleminderit të gjithëve që janë lutur dhe interesuar për mua. Kur drita jote shkëlqen, ata përpiqen të të sjellin errësirë, por ata nuk e dinë se ti je ndërtuar për të shkëlqyer. Dritat kanë ndritur fort.”