Pas dy fitoreve radhazi kundër Lecce-s dhe Braga-s, Roma bie keq në Serie A, pëson një humbje të rëndë 2-0 përballë Como-s duke vijuar rënien e lirë, për momentin janë vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë. Kjo ishte një transfertë delikate e vendosur vetëm në frymën e fundit, në një kohë kur deri në minutën e 90-të rezultati ishte 0-0. Në shtesë, Como realizoi gola në minutat 93-97 duke marrë një trepikësh jetik në garën e tyre për të mbijetuar në elitë. Claudio Ranieri e ka të vështirë të vështirë të pranojë rezultatin, por ishte i sinqertë teksa theksoi se në pjesën e dytë Como e kërkoi dhe e dëshirojë më shumë fitoren.

Pas një ecurie perfekte në Serie A, me tetë fitore radhazi, Fiorentina pësoi humbje në transfertë përballë Bologna-s, një ndeshje e vendosur nga një gol i Odgaard në minutën e 59-të. Pavarësisht humbjes, Fiorentina ndodhet në pozita komode në Serie A, në vendin e katërt në kuotën e 31 pikëve.

Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Lecce teksa mposhtën Monza-n me rezultatin 2-1. Rikthehet titullar Medon Berisha, me mesfushorin kuqezi që mori vendin e Ylber Ramadanit. Berisha dhuroi një super assit në golin e parë duke rezultuar një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Lecce-s. Nga minuta e 55-të, vendin e tij e mori Ramadani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb