Nëse ka një skuadër anti-Liverpool këtë sezon ajo nuk është Manchester City as United e as Arsenal, por Çelsi i Enzo Marsecës. “Blutë e Londrës” po kalojnë një moment fantastik, pavarësisht se tekniku italian vijon e thekson faktin se skuadra e tij ende nuk ka objektiv kampionatin këtë sezon. Ndoshta një mënyrë për ta mbajtur sa më larg presionin nga lojtarët e tij. Ndaj Brentford, skuadra e Marescës fitoi 2-1 në “Stamford Bridge”, duke regjistruar të 5 fitore radhazi në kampionat.
Cucurrella në fundin e pjesës së parë dhe Jackson 10 minuta nga fundi i krejt sfidës ishin autorët e golave për blutë, ndërsa miqtë tentuan të rifuteshin në lojë falë golit të Mbeumo në minutën e 90, por ishte tepër vonë. Çelsi merr një tjetër fitore tepër të rëndësishme dhe tashmë e ngushton diferencën me kryesuesit e Liverpool në vetëm 2 pikë, me këta të fundit që gjithsesi kanë një sfidë më shumë për të rikuperuar.
Fitore fantastike arriti ndërkohë edhe Tottenham Hotspur. Skuadra londineze shkatërroi 0-5 Southampton. Sfida nuk pati rivalitet, me të besuarit e Posteconglu që e zgjidhën gjithçka brenda pjesës së parë, duke realizuar plotë 5 herë në portën e vendasve.
Dopietë e Maddison dhe golat e Son, Kulusevskit dhe Sarr, i dhan një sukses të rëndësishëm “gjelave” londinezë dhe bën që tifozët vendas të braktisnin sfidën ende pa u mbyllur fraksioni i parë. Falë kësaj fitore Tottenham ngjitet në vendin e 10 me 23 pikë, me objektivin europë, që tashmë është më pranë.