Partizani dhe Vllaznia do të përballen të premten për javën e 19-të të Superiores. Takimi do të nisë në orën 17:00 te stadiumi “Arena e Demave” dhe në stolin e kuqebluve është Tomas Brdariç.
Trajneri i Vllaznisë nuk njeh asnjë humbje kundër Partizanit. Si asnjë trajner tjetër në Superiore, Brdariç është kthyer në makth për Partizanin.
49-vjeçari është ulur nëntë herë në stolin e kuqebluve përballë nënkampionëve. Katër takime janë mbyllur me triumf për Vllazninë dhe pesë të tjera kanë përfunduar barazim.
Fitoren e parë Brdariç e mori në dhjetorin e vitit 2020 me rezultatin 1-0. Triumfin e fundit, po me të njëjtin rezultatin, e arriti te “Arena e Demave” në ndeshjen hapëse të këtij edicioni.
Ndërkohë që përballja e fundit mes dy skuadrave përfundoi 2-2 në “Loro Boriçi” duke qenë dhe ajo me më shumë gola. Të dyja skuadrat në tetë sfidat e tjera ku ka qenë Brdariç, nuk kanë shënuar më shumë se 1 gol.
Tetë gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar në nëntë përballje, konfirmojnë Brdariç si “mace të zezë” për Partizanin. 49-vjeçari ka mesatare 1.89 pikë për ndeshje duke i pasur të kuqtë një rival të preferuar në kampionatin shqiptar.
Ndeshjet e Vllaznisë me Brdariç si trajner kundër Partizanit:
13 dhjetor 2020, Vllaznia 1-0 Partizani
31 janar 2021, Partizani 0-0 Vllaznia
3 prill 2021, Vllaznia 0-0 Partizani
21 maj 2021, Partizani 0-1 Vllaznia
26 shtator 2021, Partizani 1-1 Vllaznia
8 dhjetor 2021, Vllaznia 1-0 Partizani
19 shkurt 2022, Partizani 1-1 Vllaznia
18 gusht 2024, Partizani 0-1 Vllaznia
26 tetor 2024, Vllaznia 2-2 Partizani