Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku, e cilësoi si një abuzim të tmerrshëm mënyrën se si mediat u sollën me këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në “Opinion” në Neës24, Inida Gjata tha se kjo mënyrë sjelljeje është njëlloj sikur ta vrasësh sërish.

“Një nga arsyet sepse Parashqevia u largua nga Shqipëria ishte që t’i shpëtonte gojëve të njerëzve, t’i shpëtonte shqiptarëve.

Mediat e vendosën në një pozitë të vështirë Parashqevinë.

Media e vendosi në një pozitë shumë të vështirë. Disa aluduan se ishte e sëmurë, disa dolën edhe me konkluzionet se çfarë mjekimesh duhet të marrë. Duhet hequr dorë edhe nga kjo empatia false”, tha Zhaku.

Ajo tha se Parashqevinë e kishte idhull dhe këndonte këngët e saj. “Më sillte çokollata sa herë kthehej nga turnetë. Ishte mikeshë e babait dhe mamasë sime. Kam kujtime shumë të bukura me Parashqevinë”, tha Inida Gjata.

Në vijim, Zhaku u shpreh se Parashqevia solli shumë gjëra të reja si në muzikë, ashtu edhe në modë. “Atë imazhin e bukur të Parashqevisë na u zëvendësuan me këto imazhet e reja që dolën”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb