Lamine Yamal mori një goditje në kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen ndaj Leganes, duke shqetësuar jo pak stafin e Barcelonës. Klubi katalanas, ka bërë me dije këtë paradite se sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave, për të paktën 3 javë.
Në këto kushte, ai nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atletico Madrid, e programuar për t’u luajtur të shtunën. 17-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola në kampionat.
(J.S/BalkanWeb)