Bashar al-Assad, në deklaratën e tij të parë që nga rënia e regjimit të tij në Siri javën e kaluar, ka mohuar se e kishte planifikuar largimin e tij nga vendi.

Ai thotë se u largua në Rusi nga baza Khmeimim në Siri natën e 8 dhjetorit, kur u vu nën sulme me dronë.

“Largimi im nga Siria as nuk ishte planifikuar dhe as nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejave, siç kanë pretenduar disa”, tha al-Assad në një deklaratë të lëshuar në Telegram të hënën.

“Përkundrazi, kam qëndruar në Damask, duke kryer detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, 8 dhjetor 2024”, tha ai.

“Ndërsa forcat terroriste depërtuan në Damask, unë u zhvendosa në Lattakia në koordinim me aleatët tanë rusë për të mbikëqyrur operacionet luftarake.

Pas mbërritjes në bazën ajrore Hmeimim atë mëngjes, u bë e qartë se forcat tona ishin tërhequr plotësisht nga të gjitha linjat e betejës dhe se pozicionet e fundit të ushtrisë kishin rënë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb