Policia e Vlorës ka ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Të arrestuarit janë shtetasit: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në kushtet e flagrancës edhe shtetasi Algert Caushi.
Policia njoftoi se gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.
“Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:
• M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
• F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
• Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
• E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;
• E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.
Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.
Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.