Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KP), u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit.

Ambasadori vlerësoi punën e këtyre 7 viteve, duke e cilësuar si një arritje të madhe.

“Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh edhe për çeljen e grupkaputullit të parë të negociatave me BE. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e institucionet duhet që të ruhet.

KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekt tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështjet prokurorisë dhe SPAK.

Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarësimit.

Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti i tij, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb