Një 36-vjeçar shqiptar u ndalua të dielën në autostradën Brenner (A13) në Austri me 12 kilogramë kokainë.
Droga, e paketuar në 12 pako, u zbulua gjatë një kontrolli në makinën e shqiptarit, tha drejtori i policisë së shtetit Helmut Tomac të hënën në një konferencë për shtyp.
Nëse kjo sasi do të shitej në rrugë, kishte një vlerë prej 1.2 milionë euro. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e konfiskuar nga autoritetet, ndërsa shqiptari ndodhet në paraburgim.
Automjeti i shtetasit me banim në Itali, i cili kërkonte të udhëtonte përmes Tirolit nga veriu në jug me targë gjermane, u kontrollua në mënyrë specifike në bazë të disa kritereve. 36-vjeçari u “ngatërrua në kontradikta” në lidhje me destinacionin dhe qëllimin e tij të udhëtimit, tha Harald Baumgartner, kreu i departamentit të emigracionit dhe policisë kufitare. Pas konsultimit me kolegët gjermanë, lindi dyshimi se mund të ishte një “udhëtim kontrabande”.
Shqiptari më pas u nis me makinë në stacionin e policisë Brenner dhe automjeti u “çmontua” fije për pe, shpjegoi Tomac. 36-vjeçari ka qenë “më tepër jo llafazan” deri më tani. Jemi ende në fillim të hetimeve. Deri më tani nuk dihet asgjë për ndonjë bashkëpunëtor apo rrjet më të madh, tha Tomac.