Trupat e 12 personave u gjetën në dhomat e gjumit të resortit të skive Gudauri në Gjeorgjinë veriore. Janë 11 shtetas të huaj dhe një gjeorgjian.

Policia është duke e hetuar rastin, por dyshohet se ata kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni.

Po ashtu, policia deklaroi se nga analizat paraprake nuk ka pasur shenja dhune në trupa dhe duket se janë punonjës të një restoranti indian.

Nga hetimet fillestare rezultoi se gjeneratori i rrymës, i cili ndodhej pranë dhomave të gjumit ku flinin 12 persona, ishte ndezur më herët, pas ndërprerjes së energjisë.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ky mund të ketë qenë shkaku i grumbullimit të monoksidit të karbonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb