Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare në Bruksel falënderoi shtetet anëtare të BE-së. Ai tha se një falënderim të veçantë e ka edhe për presidencën e Hungarisë, duke thënë se kjo presidencë i ka dhënë energji procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se Shqipëria po bën detyrat e shtëpisë dhe se ka objektiv të saj që më 2027 të hapen negociatat me BE-në. Ai tha se brenda dekadës, Shqipëria synon të integrohet në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama: Nuk mund të flas hungarisht ende. Jam tepër i lumtur që gjendem këtu. Dy konferencat ndërqeveritare janë falë presidencës hungareze, të ministrit të Jashtëm hungarez, për të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër Bashkimit Europian. Ne kemi shumë punë përpara. Një falënderim edhe për punën e Komisionit Europian, që na mëson si të mbijetojmë me buzëqeshje të madhe.

Ne po bëjmë detyrat e shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen më 2027 e anëtarësimi ynë në BE të arrihet brenda dekadës. Europa e bashkuar është e tillë edhe nga vlerat. Shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: