Në fjalën e saj për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës së saj dhe mamasë, Fatime kryemadhi, Monika Kryemadhi ka deklaruar se jeton me të ëmën që nga viti 1998.
Ajo ka zbuluar detaje nga jeta e saj, duke deklaruar se kur ka ngelur për herë të parë shtatzënë, ishe e ëma ajo që “i hapi derën” dhe i dha dy dhoma ku ka jetuar së bashku me Ilir Metën.
“Kur unë them me qira, duhet shkruar me qira, dhe jo duhet blerë, e kam fjalën për disa portale të cilat përtojnë të zbardhin dhe i bëjnë copy paste njëri-tjetrit. Kur them me qira, me qira, kur them për të blerë, për të blerë. Unë nuk them asnjë fjalë gabimisht. Ju kërkoj miqësisht atyre që janë para kompjuterit ta zbardhin korrekt. Kam jetuar gjithmonë me mamanë. Kur kam ngelur shtatzënë për herë të parë s’kam qenë e fejuar as e martuar me Ilir Metën. Ajo më tha do të jetosh me mua se ne ishim dy të rinj që mendonim se çdo që të fluturon hahet. Më dha dy dhoma. Pastaj vdiq babai dhe e kishim të nevojshme të jetonim bashkë. Jetojmë bashkë që nga 1998”, tha ajo.
(BalkanWeb)