Historia që u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një çift të cilët u njohën në vitin 2012 me shkuesi.
1 vit pas marteseës çifti solli në jetë fëmijën e parë. Mirëpo problemet mes tyre kishin nisur qysh në vitin e njohjes dhe martesës. Gruaja e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe u largua nga banesa.
Bashkëshorti rrëfen se ish-gruaja nuk e lejon të komunikojë dhe takojë vajzën për më shumë se dy vite. 43-vjeçari tregon se edhe kur ishin muajt e parë të martesës, por edhe më vonë bashkëshortja ka qenë një tip i ftohtë dhe i largët në marrëdhënien bashkëshortore, madje ai rrëfen se ka patur dyshime se ka pasur një lidhje tjetër kanë qenë që në momentin kur vajza erdhi në jetë. Apeli i 43-vjeçarit për vajzën, pasi ai shprehet se vajza ka frikë për shkak të kërcënimeve që nëna i bën lidhur me komunikimin e saj me të atin.
Çfarë thotë 43-vjeçari
Unë jam martuar, ditën kur gruas sime i ka vdekur babai. Nuk kam qenë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Babai i ka vdekur ish-gruas 2 ditë përpara martesës. Gruaja më ka akuzuar se unë e kam ditur vdekjen e babait të saj dhe nuk kam shkuar në varrim, por realisht nuk kam pasur dijeni. Nuk e kam dhunuar, kur jam martuar e kam marrë që të jetoj me të.
Nëse ish-gruaja nuk më donte, të ma thoshte e të ikte, por jo të thuash që e kam dhunuar. Ajo ka ikur për të punuar tek një shqiptar. Unë dua që ta di se pse ka ikur. Ish-gruaja ka ikur kur s’kam qenë në shtëpi. Kam shkuar te karabinierët, unë nuk di kush e ka pasur vajzën time, kjo është enigmë, s’di çfarë ka ndodhur me vajzën. Kam 2 vite pa e parë vajzën.
(BalkanWeb)