Myrto Uzuni tregoi klasin sot me Granadën në LaLiga 2, teksa realizoi 3 gola. Sulmuesi ishte i papërmbajtshëm ndaj Cartagenas, teksa “tundi rrjetën” në minutën e 14-të, 27-të dhe 73-të.
Pas ndeshjes, paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.8. Myrto Uzuni shpreson që të jetë në formë me përfaqësuesen shqiptare, gjatë kualifikueseve të Botërorit 2026.
(J.S/BalkanWeb)