Një “poker” golash në Kupë për t’i rikthyer edhe një herë buzëqeshjen trajnerit Motta dhe tifozëve bardhezi. “Zonja e Vjetër” shkëlqen përballë Cagliari-t, kalon në çerekfinale pas suksesit të pastër 4-0, në këtë fazë të Kupës tani i pret Fiorentina.

Motta kishte vlerësuar maksimalisht këtë takim, hodhi në fushë formacionin e tij më të mirë, por goli i avantazhit erdhi vonë, në minutën e 44-të, ku Vlahovic brenda në zonë, pas një kontrolli të bukur, u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Koopmeiners me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit dyfishoi shifrat. Juve nuk e uli ritmin dhe në minutën e 80-të ishte Conceiçao që me një aksion të bukur personal trefishoi shifrat. Më në fund rikthehet edhe Nico Gonzalez, me sulmuesin argjentinas që realizoi një super gol në minutën e 89-të, një parabël e ëmbël për të kompletuar “pokerin” e golave.

Kjo ishte një ndeshje thuajse perfekte, pa diskutim kënaq edhe trajnerin Motta: “Ishte një paraqitje e mirë. Kur të rikthehen edhe lojtarët e dëmtuar do të rritet akoma më shumë niveli i cilësisë dhe grupit”, u shpreh Motta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i Juves në Kupë mori faqet e para të mediave italiane, por TuttoSport shtron pyetjen: “Përse nuk luani gjithnjë kështu? Ndërkohë, Corriere dello Sport, shton se Juve synon të rikthejë në Serie A mesfushorin e Neëcastle, Sandro Tonali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb