Marina amerikane ka nderuar yllin e Hollivudit, Tom Cruise, për “rritje të rekrutimit të pilotëve” me rolin e tij si togeri “Maverick” Mitchell, në filmin e parë “Top Gun”.

Cruise, 62 vjeç, u nderua të martën me çmimin ”Distinguished Public Service Award”, i cili nderon civilët për aktet e heroizmit ose mbështetjen e Marinës.

Ajo iu dha atij nga sekretari i Marinës së SHBA-së, Carlos Del Toro, në studion filmike ”Longcross” në Chertsey, një qytet në jugperëndim të Londrës.

Aktori, i njohur për akrobacitë e tij në film është edhe një pilot i licencuar i linjës ajrore, ripërsëriti rolin e tij si nënkoloneli Pete Mitchell në vazhdimin e vitit 2022 “Top Gun: Maverick”.

Del Toro tha se Cruse “solli nostalgji tek audienca më e vjetër dhe fuqizoi mendjet e anëtarëve të rinj të audiencës”.

Del Toro tha se roli i Cruise si Maverick në filmin aksion të vitit 1986, për një aviator të ri detar që stërvitet në shkollën e armëve luftarake të Marinës së SHBA – e njohur gjithashtu si Top Gun – “rriti më mënyrë domethënëse numrin e rekrutëve të rinj”.

Sekretari i Marinës së SHBA, i cili u ndal për të vizituar forcat amerikane në Bahrein, ia dorëzoi çmimin Cruise për “kontributet e tij të jashtëzakonshëm në Departamentin e Marinës nga viti 1986 deri në 2023″.

Ai i tha audiencës së profesionistëve të Hollivudit dhe personelit të Marinës së SHBA se ”Tom Cruise ka kaluar gati katër dekada si një avokat i palëkundur për burrat, gratë dhe familjet e Marinës dhe Trupave Detare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: