Policia e Korçës ka nisur procedim penal në lidhje me një 40-vjeçare e cila shiste lëndë piroteknike.
Blutë njoftojnë se nga verifikimet e kryera rezultoi se lëndët piroteknike ishin të kontrabanduara dhe të ardhurat e përfituara nga shitja fshiheshin.
Njoftimi:
Në vijim të kontrolleve që ushtrojnë në subjekte të ndryshme, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, shërbimet e Policisë të DVP Korçë kanë konstatuar se në një subjekt në lagjen nr.8, shiteshin lëndë piroteknike. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se lëndët piroteknike ishin të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga aktiviteti në këtë subjekt.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronaren e subjektit, shtetasen A. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.