Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zjarrin e rënë mëngjesin e sotëm në një banesë në Maliq.
Sipas të dhënave zjarri dyshohet se ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtëpinë e Jani Korini i cili jetonte së bashku me 4 fëmijët e tij.
Jashtë kamerave Korini ka shpjeguar se ishte duke bërë mëngjesin në momentin që ka kuptuar se banesa shpërtheu në flakë dhe menjëherë ka shkuar për të zgjuar 2 fëmijët që ende ishin në gjumë.
Sipas policisë kryefamiljari ka vepruar shpejt duke shmangur kështu një tragjedi pasi flakët ishin të mëdha.
Sipas verifikimeve të para dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike ndërkohë që shtëpia është shkrumbuar e gjitha duke bërë që e gjithë familja të mbetet në qiell të hapur. Sakaq mësohet se bashkia e Maliqit do të sigurojë një strehë të përkohshme për familjen deri në vlerësimin dhe kompensimin e dëmit për rindërtimin e banesës.