SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Toyota Auris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.

Radovan Cela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm. Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor. Dosja pritet të kalojë për gjykim.

Gazetarja Klodiana Lala: Për dosjen Toyota Yaris janë marrë të pandehur 4 persona, mes të cilëve edhe Aurel Zarka. Zarka akuzohet për disa vepra penale. Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete. Kujtojmë se z Basha akuzonte z Taulant Balla për 3.4 milionë euro që u kapën në Portin e Durrësit. Paratë mbetën të sekuestruara. Në komunikimet e Sky Ecc, dyshohet se janë përmendur emra të njerëzve të drejtësisë. Për momentin SPAK po gjykon 4 persona, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: