Skuadra e Milwaukee Bucks fitoi sot trofeun e NBA Cup, pas triumfit 97-81 në finale ndaj Oklahoma. Finalja e luajtur në Las Vegas u dominua dhe fitua nga skuadra e Bucks, që e fiton për herë të parë këtë turne. Ky është edicioni i dytë i këtij eventi, që vjet u fitua nga Lakers.
Ai që vendosi fitoren e skuadrës së Milwaukee ishte Giannis Antetokounmpo, që realizoi një “triple double”, me 26 pikë, 19 rebound e 10 asist. Mirë u paraqit për Bucks edhe Damian Lillard me 23 pikë, ndërsa për Oklahomën nuk mjaftuan 21 pikët e Alexander Shai.
Sfida ishte e ekuilibruar në dy periodat e para, ndërsa diferencën Bucks e bënë në të tretën duke fituar 26 me 14. Diferencë të cilën Oklahoma nuk ishte në gjendje ta ngushtonte në minutat e mbetura të sfidës.
Një sukses që rikthen disi buzëqeshjen te skuadra e Milwaukee, që nuk ka patur një kampionat pozitiv deri më tani, por falë këtij suksesi mund të kërkojë ringritjen edhe në Konferencën e Lindjes, aty ku Bucks për momentin ndodhen në vendin e 5, pas 14 fitoreve dhe 11 humbjeve.