Një tjetër banesë digjet në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga shërbimi zjarrfikës dhe policia bëhet e ditur se banesa është djegur plotësisht ndërsa familjarët kanë mundur të dalin në kohë.

Ndërhyra është duke u bërë nga shërbimi zjarrfikës për të shpëtuar të paktën stallën e bagëtive e cila ndodhet ngjitur me banesën.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit,policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb