Mamaja e Martin Canit, 14-vjeçari që humbi jetën një muaj më parë në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”ka prekur zemrat e gjithëve me fjalët e thëna në protestën që po mbahet para Ministrisë së Arsimit.
Ajo ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk mbrojtën dot vogëlushin e saj.
“Kam rritur e edukuar një fëmijë, kam punuar vetë në arsim, e kam rritur me vuajtje, por ma morën, ja morën ëndrrat, me morën jetën e shpresat. Kërkoj të japin dorëheqjen ata që nuk e mbrojtën Martinin, që nga dera e shkollës e deri tek ministrja dhe Rama.
Martini ishte një fëmijë i buzëqeshur, e kam cdo moment në sy! Kishte ëndrra të mëdha”, tha ajo