Bayern Munich është gati të rigjejë dy lojtarë të rëndësishëm për fazën finale të këtij viti 2024. Trajneri Vincent Kompany mund të buzëqeshë, Joao Palhinha dhe Serge Gnabry janë afër rikthimit.
Të dy futbollistët janë rikthyer në stërvitje, siç bëhet e ditur nga vetë klubi gjerman.
“João Palhinha dhe Serge Gnabry stërvitën mëngjesin e së martës me topin në këmbë për herë të parë që kur u dëmtuan”, lexojmë në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të bavarezëve.
“Palhinha është jashtë fushave që nga mesi i nëntorit, kur ai u dëmtua gjatë Nations League, ndërsa Gnabry po lufton me një problem në gju. Dyshja tani kanë bërë hapin tjetër drejt një rikthimi”, thuhet në deklaratë.
(J.S/BalkanWeb)