Në emisionin “Opinion” në News24, deputetja e PD Zheni Gjergji ka dhënë detaje në lidhej me atë që pritet të ndodhë ditën e nesërme në seancën plenare në Kuvend, seancë që është e fundit e këtij sesioni parlamentar.
Ajo u shpreh se opozita është në mosbindje civile, dhe si formë për të treguar mosbindje, ditën e nesërme është zgjedhur fjala.
Sipas saj mazhoranca po tenton të kalojë në mënyrë të përshpejtuar 15 nisma ligjore, dhe deputetët e PD do të jenë në seancë për t’i treguar të vërtetën shqiptarëve.
“Nuk është e thënë të bëjmë akte për të treguar mosbindje civile, vlejnë edhe fjalët.
Akt nesër në Kuvend do të jetë fjala për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve që nismat ligjore po vijnë pa u diskutuar në mënyrë për të kaluar në mënyrë të përshpejtuar”, tha ajo.
(BalkanWeb)