Bayern Munich dhe Real Madrid do të duhet të presin përsëri. Florian Wirtz është gjithnjë e më afër vazhdimit të  kontratës me Bayer Leverkusen. Kicker dhe Sky Deutschland, dy nga gazetat më të njohura në Gjermani, raportojnë se negociatat mes përfaqësuesve të lojtarit dhe atyre të klubit kampion të Bundesligës, po ecin me shpejtësi.

“Tymi i bardhë” për njoftimin e zgjatjes së kontratës që skadon në verën e vitit 2027 është vërtetë afër. Këtë sezon, Wirtz ka luajtur 24 ndeshje, duke gjetur rrugën  e rrjetës 11 herë dhe duke dhuruar edhe 5 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb