Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, foli për merkaton, duke u ndalur te rinovimi i Dusan Vlahovicit.

“I ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij. Ne  do të shihemi pas merkatos, ka ende kohë për të zgjidhur gjërat dhe për të ecur përpara në mënyrën më të mirë të mundshme”- Tha Guintoli, i cili dukej optimist që qëndrimin e sulmuesit serb në Torino.

Vlahovic është pikë kyçe e skuadrës, ai realizoi  gol mbrëmë, në ndeshjen e Kupës ndaj Cagliarit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb