Altin Zeqiri ka shënuar dy gola për Rizesporin në Turqi. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ia doli fillimisht të tundë rrjetën në minutën e 34-të, për rezultatin 3-0 kundër Vanspor.
Në pjesën e dytë shënoi golin e vetëm, pikërisht në minutën e 84-t për të vulosur takimin në rezultatin 6-0.
Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Turqisë. Dhe kjo është sfida e dytë radhazi në këtë kompeticion, që Zeqiri dërgon topin në rrjetë.
Klubi i Superligës turke avancoi në fazën tjetër.