Analisti Mentor Kikia dhe deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, kanë debatuar në “Opinion” në News24 lidhur me pritshmëritë që kanë demokratët përsa i takon heqjes së ‘non grata-s’ për Sali Berishën nga administrata Trump.
Kikia tha se e gjithë kjo pritshmëri e lartë e krijuar mund të kthehet në bumerang, ndërkohë që deputetja Zheni Gjergji tha se askush nuk ka thënë se sa të vijë Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’.
Debati
Kikia: Çfarë do të ndodhë nëse SHBA nuk do t’i heqë ‘non grata-n’ Sali Berishës? Sepse po rriten pritshmëritë duke iu thënë militantëve të PD se sa të vijë Trump në pushtet do të hiqet ‘non grata’. Kjo mund ti kthehet në bumerang. Duhet të frenohet kjo pritshmëria kaq e madhe që po krijohet, duhet të korrigjohet në këtë qasje. Deklarata e djeshme e Ambasadës së SHBA përjashton individin Sali Berisha dhe mbështet opozitën në përgjithësi.
Zheni Gjergji: Demokratët kanë dy vite që e nxjekin Berishën se kanë besuar, pa e ditur që do të vijë Donald Trump në pushtet. Ato që e ndjekin Sali Berishën aty do të jenë sërish. Askush nuk e ka thënë këtë që do të hiqet ‘non grata’ sapo të vijë Trump në pushtet.