Ylli argjentinas, Di Maria ka kujtuar suksesin në Kupën e Botës në Katar, pikërisht dy vite më parë.
“E vërteta është se imazhi i parë që më vjen në mendje është kur përfundimisht munda ta puth Kupën e Botës, pasi mora medaljen. Ky ishte momenti më i dëshiruar, imazhi që kisha parë kaq shumë herë te lojtarë të tjerë në histori.
Ky moment ishte më në fund yni. Aty munda të thoja: Sot më takoi mua, sot ia dola. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme”.
(J.S/BalkanWeb)